TEUTAT-Kendi i femijeve

Tuesday, July 11, 2006

NINULLA





NINA –NANA


Nani nani ullulla
te zere gjumi cunin a
cunin e bukur te nenes e
si Tomorri perbi re
gjumin o ta marre lumi
gjate ne endrra si Osumi
e ta coj deri ne Shpirag
te ma ktheje prap ne prag
nani nani ullulla djalin e bukur te nenes a

Nani nani ullulla
gjumi cupen sec ma ka
bukuri e per sevda
si kurora ne Kala
si gjoks qendisur e Mangalemit
trup sejdisur e qafes Lemit
buze qershi moj e Gorices
cupe nenes yll i drites nani nani ullulla
cupen e nenes kush se ka
gjumin moj ta marre reja
e tma sjelli te penxhereja


Madi





Nina-nina o mor bir
Nina-nina, o mor bir,
Fli, se gjumi të bën mirë,
Fli, se nëna të do keq,
Fli, se dorën nuk ta heq.
Fli, o bir i nënës, fli,
Ti nëna të mban në gji.

Nina- nina vajzes

Nina nina, vajze e nanes
Mori cuce per bukuri
U bafsh si lule per hijeshi
Fle si qingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o per urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
Tu baft shtati si bajrak
E tu mushet fytyra me gjak
Nina nina po te perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec (emri i vajzes) me ma mare
Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalë kadalë
A pe merr ti shume a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur tmi çilsh, i çilsh si hyjt
I çilsh si hyjt e çilsh si hane
Ani te rrisin bab e nane
Po mu rritsh me rob te tane





Nina-nina, more pllum


Nina-nina,more pllum
Flej se nana te don shum
Ti mu rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmone me t'pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemer do mdalsh trim
Nina- nana Kosove
Nina ninë, nina nina!
E shkofsh jeten me shum t'mira
E dalsh n'bjeshka e n'rudina
E ninë ninë, ty t'pastë nana!
Nuk t'le nana pa tre mitana
Ti vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite
Nina nana Shkoder
Nina nina, o more bir
Flej se gjumi te ban mire
Te ban mire e te rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me te marre porsi pellumbi
Nine e nine sheqer ne leter
Mu bafsh, bir, plak i vjeter!
Ç'po i kendon-o djali gjumit
Si vida qi i kendon pellumbit
Ç'po i kendon-o djali djepit
Si bylbyli ne gemb te plepit
Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
Rrite Zot, qi e ke fale!

Nina, nina, more bir

Flej, se nana te don mire
Sa dekika qi ka sahati
Njashtu, djale, tu rritet ty shtati
Flej, o djale se te ka fale
Zoti U bash trim si Kastrioti!
Flej, o djale, ti flesh i bardhe
E gjithkund tu dhashte mbare!
Ta avite gjumi te kasnaku
Bir, te syni e te kapaku
Sa te mire nana e ka djalin
Lum per Zotin qi na e fali
Ma ka fale, don me ma rrite
Ma gzosh emnin qi te kam ngjite
Mori molle, ma gzosh te rite!
Lumja nana, bir, qi te ka
Bir qi t'ka edhe te paste
Me te mira mbrapa te lashte
Te mira, bir, sa zemra te dashte!
Nin e nin po t'merr gjumi
Nin e nin, po t'merr gjumi,
Vjen të merr-o sikur pllumi,
Pllumi kish-o krahë e fjet-e, T
i mi paç-o shnet e jet-e,
Ti ma paç fatin e bardhë!
Çdo dishir, djal tu maroftë,
Ku të dhimtë, aty t'pushoftë,
E ligë as e keqe n'ty mos koftë!
Nine e nin, shiqer n'letër,
Ti u bafsh-o plak i vjetër!

Nina-nana more bir
Nina-nana, more bir,
Fli, se gjumi të ban mirë,
Të ban mirë, të rehaton,
Shtatin, bir, ty ta pushon.
Nina-nana, gushpëllum,
Kush të don ma shumë se un?
Nina-nana, sheqer n'letër,
Mu bafsh, bir, ti plak i vjetër,
Ç'po i knon-o djali gjumit,
Si vida çi knon pëllumit,
Çpo i knono djali, djepit,
Si bilibili në gem t'plepit.


Evi Maria